Bjellorusi, tre baza ushtarake vendosen në gjendje gatishmërie

TË FUNDIT

Ministria bjelloruse e Mbrojtjes sot vendosi në gjendje gatishmërie tre baza ushtarake dhe rezervistë.

Gjatë fazës së ardhshme të kontrolli të gatishmërisë luftarake, baza e 1868-të artilerike, baza e 969-të tankiste rezervë dhe baza e 3620-të artilerike vendosen në gatishmëri më të lartë luftarake, kumtoi Ministria bjelloruse e Mbrojtjes.

Ministria paraprakisht kumtoi se një numër i madh i njësive ushtarake janë vendosur në gjendje gatishmërie gjatë fazës së tretë të kontrollit gjithpërfshirës të armatës që filloi më 24 gusht.

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Llukashenko, e urdhëroi Ministrinë e Mbrojtjes me kujdes ta ndjekë lëvizjen e forcave të NATO-s në Poloni dhe Lituani, e gjithashtu edhe forcat përgjatë kufirit perëndimor t’i vendosë në gjendje të plotë gatishmërie për shkak të tensioneve të shtuara në rajon.

Në Bjellorusi vazhdojnë protestat kundër rezultateve nga zgjedhjet e kohëmëparshme presidenciale, në të cilat Llukashenko e fitoi mandatin e gjashtë dhe për të cilat opozita pohon se nuk ishin të rregullta.