Bjellorusi, më shumë se 30 mjekë janë arrestuar në protestën në Minsk

TË FUNDIT

Policia bjelloruse arrestoi sot më shumë se 30 mjekë që planifikuan të bashkohen në protestat anti-qeveritare në Minsk, kumtoi grupi i të drejtave të njeriut Vjasna.

Në kumtesë thuhet se në fillim të tubimit të quajtur “Marshi i mjekëve”, si dhe në fillim të marshimit të grave “Demarshi i luleve të drejtësisë”, 35 persona u morën në stacionet e policisë.

Policia e Minskut konfirmoi se kishte pasur arrestime gjatë protestave të pa sanksionuara dhe u bëri thirrje qytetarëve të mos marrin pjesë në tubime të tilla.

Protestat në Bjellorusi filluan pas zgjedhjeve presidenciale të gushtit, në të cilat presidenti Aleksander Lukashenko fitoi më shumë se 80 për qind të votave dhe mandat të gjashtë, të cilin opozita e konsideron të rremë.