Bjellorusi, arrestohet Marija Kolesnikova

TË FUNDIT

Politikania bjelloruse në opozitë, Marija Kolesnikova është arrestuar nën dyshimin për tradhti të kryer, si pjesë e procedurës penale që përfshin tentimin për ndërmarrjen e pushtetit, kumtoi sot avokati i saj.

Të hënën ishte publikuar një informacion jozyrtar se opozicionaria e shquar “është zhdukur”, gjegjësisht se disa persona të maskuar me forcë e kanë futur në një minibus.

Mediat shtetërore bjelloruse publikuan se Kolesnikova është arrestuar në kufirin me Ukrainën gjatë “një tentimi ilegal për kalim” ndërsa agjencia Interfaks – Ukraina publikoi se ata gjegjësisht kanë dashur ta deportojnë Kolesnikovan në Ukrainë, por se ajo e ka grisur pasaportën e saj me qëllim që t’i pengojë autoritetet ta bëjnë këtë gjë.

Ajo është lidere e shquar në protestat të cilat kërkojnë dorëheqjen e Aleksandar Lukashenkos pas zgjedhjeve presidenciale më 9 gusht, për të cilat opozita pohon se kanë qenë të kurdisura. Lukashenko e mohon vjedhjen e zgjedhjeve.

Maksim Zank, aktivist i shquar opozitar bjellorus, gjithashtu është gjetur dhe është dërguar nga rruga në Minsk nga disa persona të panjohur të maskuar, pohojnë ithtarët e tij.

Zank është avokat i njohur bjellorus ndërsa gjithashtu edhe anëtar i Këshillit opozitar për koordinim. Sot në mëngjes duhej të marrë pjesë në video takimin e caktuar paraprak, por nuk u paraqit.

Dëshmitarët pohojnë se disa persona të maskuar e kanë dërguar përmes njërës prej rrugëve qendrore në Minsk.