“Biznes me qëllim”/ Konferencë për ngritjen e vetëdijes dhe të ardhmen e biznesit

TË FUNDIT

Grupacioni D.R Gilbert në bashkëpunim me B2 media dhe Odën Ekonomike në Shkup organizuan konferencë dhe panel diskutim lidhur me atë se si të menaxhohen të punësuarit në kohëra sfiduese si dhe si të krijohen koncepte të reja të menaxhmentit. Me titull “Biznes me qëllim”, grupacioni D.R Gilbert me në krye Dragisha Ristovski, ka për qëllim të krijojë qasje inovative në udhëheqjen e kompanive moderne.

“Qëllimi i konferencës në thelb është të kthejmë njeriun në fokus. Biznesi është shëndrruar skajshmërisht në johuman, kështu që nëse në këtë mënyrë, nëse njerëzit nuk janë në plan të parë, nuk do të arrijmë larg. Qëllimi i konferencës para se gjithash është të kthejmë vëmendjen në atë se nëse nuk kujdesemi për njerëzit, nuk e rrisim produktivitetin e njerëzve, nuk i kënaqim nevojat e tyre të punës, ne nuk mund të shkojmë përpara. Biznesin të cilin njerëzit e vendosën si një exel tabelë ku njerëzit janë numra, kjo nuk mund të jetë e qëndrueshme, e qëndrueshmëria sot është koncept ku gjithkund plasohet dhe është e ardhmja e biznesit.”- deklaroi Dragisha Ristovski – D.R Gilbert Group.

Edhe për drejtoni e Bankës NLB, Branko Greganoviç, çështja më e rëndësishme është që të gjitë duhet të jenë të vetëdijshëm se klientët dhe të punësuarit kanë nevojë dhe duan kushte më të mira.

“Konferenca në fakt ka temë të rëndësishme, temë e cila bazohet në vetëdijen se edhe klientët edhe të punësuarit duan të jenë pjesë e një gjëje më të madhe se vetja, diçka që me të vërtetë kontribon në zhvillimin dhe në sjelljen e përgjegjshme në ekonomi dhe shoqëri. Kjo definitivisht është shtytësi më i rëndësishëm i të ardhmes dhe për këtë mendoj se konferenca të tilla janë jashtëzakonisht të rëndësishme dhe më vjen mirë që mund edhe unë vet të kontriboj në punën e konferencës. Ajo që ne duhet të kontribojmë është ndaj shëndetin financiar të klientëve tanë. Edhe klientëve të amvisërive edhe bizneseve.”- deklaroi Branko Greganoviç – drejtor i bankës NLB.

Në konferencë panelistë ishin edhe Branko Azeski nga Oda Ekonomike, Petar Denkovski nga Veropulos, Sashko Bllazhevski nga Nelt Maqedoni dhe Maja Stankoska nga Sigurimet Kroacia.