Amvisëritë për 16,32 për qind e kanë zvogëluar konsumin e energjisë elektrike në tarifë të shtrenjtë (të lartë), prej se janë vendosur bllok tarifat, tregojnë analizat e Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe shërbime ujore (KRRE) të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Sipas të dhënave që kumtuan sot nga KRRE, 244 kWh ka qenë konsumi mesatar i energjisë elektrike prej 1 korrikut deri 31 tetor me tarifë të lartë, që është për 16,32 për qind më pak se në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, kur konsumi mesatar ka qenë 281 kWh.
“Reforma është e suksesshme, bllok tarifat japin rezultate dhe e arrijnë qëllimin për shfrytëzimin racional të energjisë elektrike. Parimi kush harxhon më shumë të paguajë më shumë, e kush harxhon më pak të paguajë më pak, ka efekt dhe këtë e tregojnë analizat e konsumit mesatar të energjisë elektrike në tarifë të lartë, ku regjistrohet për 16,32 për qind kursim në konsum, i kemi vendosur bllok tarifat prej 1 korrikut deri 31 tetor”, deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i Komisionit rregullator për energjetikë dhe shërbime ujore.
KRRE prej 1 korrikut ka vendosur katër bllok tarifa me qëllim që të dërgohet sinjal për shfrytëzim racional të energjisë elektrike. Blloku i parë është deri 210 kWh, i dyti prej 211-630 kWh, i treti prej 631-1050 kWh dhe i katërti është mbi 1050 kWh.
