Çështja e ujit të pijshëm ishte ndër temat kryesore në Debat21 mes kandidatëve për komunën e Studeniçanit. Se uji në afërsi të shkollës në Studeniçan nuk është i pijshëm, pati kritika nga Sedat Bislimi që siç tha, duhet të ndalen çezmat pasi nxënësit mund të mos jenë të vetëdijshëm që uji nuk është për pije. Ndërkohë, Azemi tha se janë marrë të gjitha masat.
-“Aty ku është analiza ne kemi vendosur mbishkrimi se uji nuk është për pije“.
“Nuk është e vërtetë këtë që e thotë kryetari Azemi pasi nëse është çështja e ujit teknike, nuk duhet që para shkollës të jenë të vendosura çezmat ku nxënësit janë fëmijë. Nxënësit e klasës së parë nuk dinë të lexojnë. Si do ta kuptojë që uji nuk është i pijshëm?”.
“Mos e ke gajle, mos u mërzit“
“Unë mërzitem si prind se edhe fëmijën tim e kam në shkollë, edhe 1300 nxënës i kemi në shkollë”.
“Edhe shoqen e ke mësuese, aty punon. Unë e kam punësuar. Mos u mërzit për këtë punë se janë marrë të gjitha masat”.
E Ejup Abazi premtoi se do të gjejnë zgjidhje për ujin e pijshëm.
“Ne do ta vazhdojmë që të përfundojë se është në dobi të qytetarëve. Ne do të punojmë që qytetarëve t’u sigurojmë ujë të pijshëm“.