Pushteti dhe Opozita nuk zbulojnë detaje nga takimet për Prokurorinë Publike. Takimi i fundit mes pushtetit dhe VMRO-DPMNE-së u mbajt larg mediave dhe thuhet se janë pajtuar për disa pikë.
Opozita kërkon që Prokuroria aktuale të përfundojë vetëm rastet e nisura gjyqësore, pa shfrytëzuar bombat si dëshmi. Partia opozitare gjithashtu kërkon ndryshimin e ekipit të Prokurores Katica Janeva, si dhe Prokuroria speciale të jetë pjesë e prokurorisë për krime të organizuara.
Ndërsa propozim ligjin që e ka përgatitur Ministria e drejtësisë parashikon që bombat të shfrytëzohen si dëshmi deri në shtator të 2020 për të gjitha lëndët që janë në gjykim ose parahetim dhe Prokuroria speciale të jetë sektor në vete në Prokurorinë e rregullt si dhe PPS-ja serish të drejtohet nga Janeva.
Grupet e punës së qeverisë dhe opozitës, për herë të fundit u takuan pardje, ku të dy palët ranë dakord se dallimet kyçe mbeten, por se konsultimet për këtë ligj do të vazhdojnë. Nga Ministrisë së Drejtësisë thonë se takim do të ketë kur VMRO-DPMNE do përgatisë propozim ligjin për fatin e Prokurorisë Publike Speciale.
“Pritët që VMRO-DPMNE-ja të dorëzojë propozimin e saj për dallimet kyçe, që do të jet në përputhje me rekomandimet evropiane. Kur të jetë VMRO-DPMNE-ja e gatshme me propozimin, do të ketë takim. Varet nga ata”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.
Partia opozitare, VMRO-DPMNE-ja, thotë që nëse dëshirojmë luftë të vërtetë me krimin dhe korrupsionin, pushteti duhet të pranojë kërkesat e tyre. Por pa precizuar kërkesat e tyre.
“Nëse tregojmë se a jemi të kënaqur apo jo, do të ishte e pa ndershme për shkak se kërkesat tona për ligji për Prokurorinë Publike dhe fatin e Speciale, bazohen në qëndrime parimore, të sinqerta dhe të ndershme, qëndrime që janë në përputhje me jurespodencën ndërkombëtare dhe të vendit. Këtu nuk ka diçka që mund të jemi të kënaqur apo jo, d.m.th. kërkojmë zbatim të mirëfilltë të standardeve ndërkombatare dhe vendore”, deklaroi Igor Janushev, nga VMRO-DPMNE.
Nga qeveria pohojnë se PPS do të vazhdojë me funksionin e saj dhe se bisedimet me opozitën nuk zhvillohen pas dyerve të mbyllura dhe se ministrja e drejtësisë, Renata Deskoska çdoherë ka dhënë deklarata në lidhje me këtë çështje.
Përgatiti: Zimer Jashari
