Bisedimet për armëpushim në Gaza vazhdojnë, ndërsa Izraeli shënon përvjetorin e sulmit të 7 tetorit

TË FUNDIT

Negociatat për të finalizuar një marrëveshje bazuar në planin e armëpushimit të Presidentit Donald Trump në Gaza kanë filluar në Egjipt.

Bisedimet pritet të zgjasin disa ditë në prani të ndërmjetësve nga SHBA-të, Katari, Egjipti dhe Turqia, tha një zyrtar për CNN. Trump tha se Hamasi po bënte lëshime të rëndësishme gjatë negociatave.

Sot shënohen dy vjet që kur Hamasi sulmoi Izraelin, duke vrarë 1,200 persona dhe duke marrë peng më shumë se 250 të tjerë. Hamasi dhe grupe të tjera militante ende mbajnë 48 pengje, 20 prej të cilëve besohet se janë gjallë.

Lufta që pasoi e Izraelit kundër Hamasit ka vrarë mbi 67,000 palestinezë në Gaza dhe ka shtyrë pjesë tjetër në uri. Një hetim i pavarur i OKB-së arriti në përfundimin se Izraeli ka kryer gjenocid kundër palestinezëve në Gaza, gjë që Izraeli e ka mohuar.