Bisedimet Kosovë-Serbi, Hyseni i ka kërkuar Palmerit praninë e përhershme të SHBA-së në bisedimet në Bruksel

Must Read

“Nike” paralajmëron kalim të përhershëm drejt shitjes përmes internetit

Prodhuesi amerikan i pajisjeve sportive “Nike” ka shënuar rritje të lartë në shitjen përmes Internetit, duke e...

Policia zvicerane largon njerëz nga para Parlamentit

Policia zvicerane ka filluar largimin e protestuesve që kërkojnë përgjigje shtesë ndaj ndryshimeve klimatike nga një shesh...

Zaev: Goce Dellçev është revolucionar maqedonas, por është fakt se edhe bullgarët e konsiderojnë revolucionar bullgar

Kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se cili është qëndrimi i tij në...
- Advertisement -

Koordinatori shtetëror për dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni, sot në Washington ka pasur takim me Zëvendës-Asistent-Sekretarin për Evropë dhe Euroazi në Departamentin Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, i cili ështe edhe Emisar Special amerikan për Ballkanin Perendimor.

Hyseni përmes një postimi në facebook ka njoftuar se me Palmerin ka biseduar për një sërë çështjesh që lidhen me dialogun me Serbinë.

- Advertisement -

“Pasi e njoftova për rrjedhën e deritashme të dialogut në Bruksel, me Zotin Palmer bëmë një bisedë të hapur dhe shterruese me qellim të koordinimit me synimin që dialogu të marrë një dinamikë të re duke shtruar, pa u vonuar dhe pa zvarritje, për diskutim dhe akordim çështjen kryesore, marrëveshjen gjithëperfshirëse për njohje reciproke dhe normalizim midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë.”, ka shkruar Hyseni.

Koordinatori shtetëror për dialogun me Serbinë, më tej ka theksuar se i ka kërkuar Palmerit praninë e përhershme aktive të SHBA-së në tryezën e bisedimeve në Bruksel.

- Advertisement -

“Pasi theksoi se SHBA çmojnë angazhimin konstruktiv të Qeverisë dhe të gjitha institucioneve Republikës së Kosovës në këtë process, Zoti Palmer theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin dialogun në Bruksel duke shtuar se Amerika do të jet me Ju përgjatë gjithë këtij procesi, në përkrahje të fuqishme për një marrëveshje të drejtë, të qëndrueshme dhe gjithpërfshirëse”, ka shkruar ai.

Pas takimit me Mathew Palmer, Hyseni ka informuar se ka zhvilluar edhe  nje bisedë të gjatë me Ryan Tully, Drejtor i Lartë dhe znj Amanda R. Ahlers, Drejtore për Evropë në Këshillin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.

- Advertisement -

“Biseda poashtu kishte në focus dialogun e rinisur në Bruksel por edhe zhvillimet e përgjithshme në Kosovë dhe rajon.”, ka shkruar më tutje Hyseni./21Media

Sot në Washington D.C. pata një takim të gjatë dhe përmbajtësor me Zëvendës Asistent-Sekretarin për Evropë dhe Euroazi…

Gepostet von Skender Hyseni am Montag, 3. August 2020
- Advertisement -

“Nike” paralajmëron kalim të përhershëm drejt shitjes përmes internetit

Prodhuesi amerikan i pajisjeve sportive “Nike” ka shënuar rritje të lartë në shitjen përmes Internetit, duke e kompensuar uljen paraprake të të...

Policia zvicerane largon njerëz nga para Parlamentit

Policia zvicerane ka filluar largimin e protestuesve që kërkojnë përgjigje shtesë ndaj ndryshimeve klimatike nga një shesh jo shumë larg ndërtesës së...

Zaev: Goce Dellçev është revolucionar maqedonas, por është fakt se edhe bullgarët e konsiderojnë revolucionar bullgar

Kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se cili është qëndrimi i tij në lidhje me atë nëse ...

Kurc: BE-ja nuk është vetëm Gjermania dhe Franca

Kancelari austriak, Sebastian Kurc deklaroi se shpërndarja e refugjatëve në vendet e BE-së nuk kishte pasur sukses, duke shtuar se BE-ja nuk...

Gir: Shpresojmë në mbajtje të mundshme të shpejtë të konferencës së parë ndërqeveritare

Euroambasadori i ri në vend Dejvid Gir sot nuk deshi direkt të përgjigjet në pyetjen nëse përveç Bullgarisë dhe disa vendeve tjera...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -