Bisedë telefonike Tramp-Makron për OBSH-në

TË FUNDIT

Presidenti amerikan dhe ai francez Donald Tramp dhe Emanuel Makron në një bisedë telefonike u morën vesh se nevojitet reformë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë. Xhud Dir.

Ai në Tuiter shkroi se dy liderët kanë biseduar për “zhvillimin pozitiv të ngjarjeve në luftën kundër pandemisë me virusin korona dhe progresin për hapjen e sërishme të ekonomisë botërore”.

Trampi paraprakisht e ndërpreu financimin e OBSH-së, duke e akuzuar se nuk menaxhon mirë me pandeminë dhe i ka promovuar “dezinformimet kineze” për virusin korona./MIA