Bisedë telefonike Scholz-Erdogan, flitet për retorikën bërthamore të Rusisë

TË FUNDIT

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe kancelari gjerman Olaf Scholz vlerësuan në një bisedë telefonike të martën se “retorika bërthamore” e Rusisë është e papërgjegjshme, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit.

Scholz foli me Erdoganin për situatën aktuale në rajon.

Ai vlerësoi përpjekjet e Turqisë për të vazhduar eksportin e grurit nga Ukraina nëpërmjet Iniciativës së Detit të Zi.

Akuzat e Rusisë se Ukraina po përgatitet të përdorë të ashtuquajturën “bombë të pistë” u hodhën poshtë me vendosmëri nga Scholz si të pabaza.

Scholz dhe Erdogan ranë dakord të qëndrojnë në kontakt të vazhdueshëm në lidhje me situatën aktuale të sigurisë.