Bisedë telefonike Putin- Makron për gjendjen në Bjellorusi

TË FUNDIT

Presidenti rus, Vlladimir Putin në bisedën e sotme telefonike me shefin e shtetit francez, Emanuel Makron ka deklaruar se është e papranueshme përzierja në punët e brendshme të Bjellorusisë, njoftoi Kremlini.

Putini dhe Makroni në bisedën me telefon kanë shprehur interes për zgjidhje të shpejtë të situatës në Bjellorusi.

Presidentët rus dhe francez kanë diskutuar edhe për gjendjen në Liban dhe janë pajtuar të vazhdojnë të këmbejnë qëndrime për atë çështje. fab/