Bisedë telefonike Putin-Makron për centralin bërthamor “Zaporozhjë”

TË FUNDIT

Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij francez Emanuel Makron sapo e kanë përfunduar bisedën telefonike për situatën në Ukrainë, njoftoi Moska zyrtare.

Putini i ka thënë Makronit se granatimi i centralit bërthamor “Zaporozhjë” për çka e ka akuzuar Kievin, kanë krijuar rrezik nga “katastrofa me përmasa të mëdha”.

Dy presidentët janë pajtuar për nevojën e dërgimit të një ekipi të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore në central.

Putin ka biseduar me Makronin për pengesat rrjedhëse në furnizimin e tregut botëror me ushqim rus dhe plehra, thuhet në kumtesën e Kremlinit.