Gjermania më 10 janar nuk do ta heq “lokdaunin” në vend, të vendosur për shkak të pandemisë, siç u planifikua fillimisht, por ka për qëllim ta vazhdojë këtë masë deri në fund të janarit, shkruan gazeta “Bild”, duke iu referuar lidhjes video-konferenciale të shefes së kabinetit të kancelares gjermane, Helge Braun, me shefat e kabineteve të kryeministrave të 18 provincave.
Më 5 janar kancelarja Angela Merkel dhe kryeministrat krahinorë do të bisedojnë nëse mbyllja do të vazhdohet deri 24 ose 31 janar.
Ministri i Shëndetësisë Jens Shpan para dy ditëve njoftoi se në fillim të janarit nuk do të vijë deri te “hapja” e vendit.
Shpan me këtë rast tha se është joreale të pritet që masat të hiqen deri më 10 janar dhe shtoi se pa dyshim ato do të mbeten në fuqi edhe pas asaj date.
