Bilanci ditor, Shkupi me më shumë viktima dhe të infektuar nga Covid-19

TË FUNDIT

Nga bilanci ditor i Ministrisë së Shëndetësisë për gjendjen me Covid-19, kuptohet se kryeqyteti Shkupi qëndron në majën e listës për numrin e viktimave dhe të të infektuarve të rinj, në krahasim me qytetet tjera të Maqedonisë së Veriut.

Nga gjithsej 8 viktima, dy janë nga Shkupi edhe atë të moshës 53 dhe 60 vjeçare, ndërkohë që gjashtë qytete tjera kanë regjistruar nga një viktimë.

Shkupi qëndron në maje të listës edhe për numrin e të infektuarve. Nga gjithsej 404, 180 janë vetëm nga Shkupi. Pas saj vjen Ohri me 39 raste të reja dhe kështu me radhë./TV21