Përkundër dënimeve të larta që janë parashikuar për vozitje të shpejtë, ngjarjet tragjike në të cilat shkelen këmbësorë, rriten çdo ditë e më tepër. Vetëm këtë javë kishte disa raste në të cilat e humbën jetën disa kalimtarë. Dje pasdite, në lagjen Hrom, një kamion e goditi për vdekje një 12-vjeçare, e cila bashkë me nënën, ishte duke u kthyer nga tregu. Vajza ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, kur kamioni i kaloi sipër.
Një tjetër tragjedi ndodhi edhe në rrugën regjionale Gostivar-Trbenivo-Padallishtë, ku tetë persona, prej të cilëve tri gra dhe pesë fëmijë u lënduan në fatkeqësinë e trafikut, kur një veturë e markës Hondai, për shkaqe të panjohura humbi kontrollin, doli nga rruga dhe u rrokullis në një humnerë.
Gjithashtu, një tjetër person ndërroi jetë, ndërsa 4 të tjerë u lënduan në një fatkeqësi trafiku, që ndodhi mbrëmë në rrugën regjionale Ohër-Strugë. Vetura doli nga rruga, me ç‘rast , një 29-vjeçar ndërroi jetë në vendngjarje.
Javën e kaluar, në afërsi të Kishës katolike, një veturë goditi një vajzë të vogël, e cila, fatmirësisht nuk iu nënshtrua lëndimeve të marra.
Këshilli republikan për siguri në trafik, me anë të fushatave apelojnë të respektohen rregullat e trafikut. Disa persona publikë ishin pjesë e fushatës “vozit, sikur çdo fëmijë në rrugë, të ishte i yti”.
