Bilall Kasami rizgjedhet kryetar partie: Lëvizja Besa vazhdon edhe më fuqishëm

TË FUNDIT

Lëvizja Besa ka mbajtur kongresin e dytë të partisë ku për kryetar ka rizgjedhur Bilall Kasamin, transmeton TV21.

Pas votimit, Kasami para mediave tha se Kongresi i sotëm është dëshmi se Lëvizja Besa vazhdon edhe më fuqishëm.

“Sot ne jemi dëshmitarë që Lëvizja Besa vazhdon edhe më fuqishëm të artikulojë zërin e shqiptarëve, zërin e çdo qytetari të nëpërkëmbur nga pushtetet e kaluara”, tha Kasami duke shtuar se do të jenë krah i fuqishëm për të gjithë ata që kanë nevojë.

“Për të gjithë ata që kanë nevojë për një krah të fuqishëm siç është Lëvizja Besa”, tha Kasami./TV21