Bien nga ura, dy të rinjtë po i iknin policisë me veturën e vjedhur me shpejtësi 151 km/h

TË FUNDIT

Dy adoleshentë përfunduan poshtë urës pasi po ndiqeshin nga policia kur u raportua për një vjedhje të një automjeti. Dy të rinjtë vendosën në lëvizje policinë amerikane në Minneapolisin verior, kur u konstatua se ata po ecnin me një shpejtësi prej 151 kilometra në orë.

Policia u përpoq t’i ndalonte por e pati të pamundur derisa dy adoleshentët njëri 14 dhe tjetri 15 vjeç përfunduan poshtë urës.

Pasi makina u përmbys ata e braktisën atë duke u larguar nga vendngjarja. Dy të rinjtë pësuan lëndime të lehta, por raportohet se ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën, transmetojnë mediat amerikane. 

Ata u ndaluan më pas nga policia dhe u dërguan në paraburgim. Adoleshentët mund të përballen me akuzat e arratisjes nga policia dhe vjedhjes së automjetit. Rasti është ende nën hetim.