Bien fitimet nga reklamat në YouTube

TË FUNDIT

Kompania mëmë e Google Alphabet raportoi ulje të të ardhurave në tremujorin e tretë, duke përmendur një rënie të të ardhurave nga reklamat në YouTube.

Fitimi neto në periudhën në fund të shtatorit ra me 26.5 për qind, në 13.9 miliardë dollarë.

Të ardhurat nga reklamat në YouTube u ulën me 1.4 për qind, në 7.1 miliardë dollarë.

Alphabet ka paralajmëruar se reklamuesit po shkurtojnë shpenzimet në YouTube, duke shtuar se do të punësojë vetëm gjysmën e numrit të punëtorëve sa kishte planifikuar për shkak të reduktimit të shpenzimeve në shërbimet financiare të Google.