Bie Qeveria e Suedisë

TË FUNDIT

Kryeministri suedez, socialdemokrati Stefan Leveni është shkarkuar nga funksioni sot pasi parlamenti votoi mosbesim të qeverisë së tij.

Kjo është hera e parë që ndodh në historinë e Suedisë.

Leveni ka një javë të japë dorëheqje apo të shpallë zgjedhje të reja. Më shumë se 180 deputetë votuan kundër kryeministrit.