“I kam thënë Putinit në fytyrë para rreth një muaji se do të veprojmë së bashku në momentin që Rusia lëviz kundër Ukrainës. Rusia tani në mënyrë të pamohueshme po lëviz kundër Ukrainës duke i deklaruar këto shtete të pavarura”, kështu i ka thënë presidenti i ShBA-ve, Joe Biden presidentit rus, Vlladimir Putin teksa kanë folur për Ukrainën, transmeton TV21.
Siç bëri të ditur më tej në paraqitjen para publikut Biden, janë shqiptuar sanksione kundër dy bankave ruse dhe ndaj borxhit të Rusisë.
“Po zbatojmë katër blloqe të sanksioneve në dy institucione të mëdha financiare ruse, VEB dhe Bankës së tyre ushtarake. Jemi duke zbatuar sanksione të përbashkëta në borxhin sovran të Rusisë, kjo do të thotë se e kemi ndaluar financimin e Qeverisë së Rusisë nga financat e Perëndimit. Tani më nuk mundet të merr para nga Perëndimi dhe nuk mundet të tregtojë në tregjet evropiane dhe në tregjet tona. Duke filluar nga nesër dhe në ditët në vazhdim gjithashtu do të vendosim sanksione anëtarëve të familjeve elitare”, tha më tej Putin.
