“Kush mendon se është Putin që të shpall shtete të reja”, tha Biden dhe njofton pakon e sanksioneve kundër Rusisë!

TË FUNDIT

Vjen reagimi i parë i presidentit të ShBA-ve, Xho Bajden pasi mbrëmë presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin dekretoi njohjen e dy krahinave ruse si pjesë të Rusisë, transmeton TV21.

Bajden tha se është përgatitur një pako sanksionesh të cilat më së pari do të godasin bankat ruse dhe tërësisht do të blloken transaksionet drejt Perëndimit.

Gjithashtu paralajmëroi sanksione edhe për gazin.

“Gazi nga Rusia drejt Gjermanisë nuk do të marrë miratim për vazhdim”, tha Biden duke potencuar se Rusia është agresor, por se ShBA-të ende janë të hapur për diplomaci dhe se nuk ka kohë të mjaftueshme për aksion.

“Do të filloj të vendos sanksione në përgjigje, shumë më larg se hapat që unë dhe aleatët i vendosëm në 2014-tën dhe nëse Rusia shkon më tej me këtë pushtim, ne jemi të përgatitur të shkojmë më tutje me sanksione. Kush në emrin e Zotit mendon se është Putin për të marr të drejtën për të shpallur të ashtuquajturat shtete të reja në territoret që i përkasin fqiut të tyre, kjo është shkelje flagrante e të drejtës ndërkombëtare”, deklaroi mes tjerash presidenti Biden, transmeton TV21.