Biden uron Truss: Mezi pres të thellojmë marrëdhëniet e veçanta midis vendeve tona

TË FUNDIT

Presidenti amerikan, Joe Biden përgëzoi kryeministren e re britanike Liz Truss për inaugurimin e saj dhe tha se Uashingtoni dhe Londra do të vazhdojnë të bashkëpunojnë për çështjet globale, përfshirë pushtimin rus të Ukrainës.

“Mezi pres të thellojmë marrëdhëniet e veçanta midis vendeve tona dhe të punojmë ngushtë së bashku për sfidat globale, duke përfshirë mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën, ndërsa ajo mbrohet nga agresioni rus”, shkroi Biden në Twitter.