Presidenti i SHBA, Joe Biden nëpërmjet platformës X njofton se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të ndihmojnë Izraelin nga raketat iraniane.
“Ne diskutuam se si Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura për të ndihmuar Izraelin të mbrojë kundër këtyre sulmeve dhe të mbrojë personelin amerikan në rajon,” tha Biden në platformën X në lidhje me një takim të mbajtur me Zëvendës Presidentin Kamala Harris dhe ekipin e sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë më herët gjatë ditës.
This morning, @VP and I convened our national security team to discuss Iranian plans to launch an imminent missile attack against Israel.
— President Biden (@POTUS) October 1, 2024
We discussed how the United States is prepared to help Israel defend against these attacks, and protect American personnel in the region.
Mediat e huaja raportojnë se tetë persona kanë mbetur të vrarë dhe disa të tjerë të plagosur në një sulm me armë në Jaffa pranë Tel Aviv.