Biden konsultohet me kancelarin gjerman dhe aleatë tjerë

TË FUNDIT

Pas sulmit të Rusisë në Ukrainë, presidenti amerikan, Joe Biden është konsultuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, presidentin francez, Emmanuel Macron, kryeministrin britanik, Boris Johnson dhe aleatë tjerë të hënën.

Përveç Bidenit, Scholzit, Macronit dhe Johnsonit, në mesin e pjesëmarrësve kanë qenë kryeministri italian, Mario Draghi, kryeministri japonez, Fumio Kishida, presidenti polak, Andrzej Duda, presidenti rumun, Klaus Johannis dhe kryeministri kanadez, Justin Trudeau.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg kanë qenë po ashtu në takimin virtual.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se qëllimi i takimit ka qenë diskutimi i zhvillimeve të fundit sa i përket sulmit rus në Ukrainë dhe koordinimi i përgjigjes së përbashkët.