Biden flet në krah të Zelenskyt, sirenat e sulmit ajror ‘pushtojnë’ Kievin

TË FUNDIT

Në fjalën e mbajtur gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me presidentin ukrainas Zelensky në Kiev, Presidenti Biden përgëzoi guximin e Ukrainës gjatë luftës.

Biden vuri në dukje se ai kishte vizituar Kievin gjashtë herë kur më parë kur kishte shërbyer si zëvendëspresident.

“E dija se do të kthehesha,” tha ai.

Sirenat e sulmit ajror ranë ndërsa Zelensky dhe Biden ishin brenda Katedrales së Kupolës së Artë të St Michael në qendër të Kievit.

Më herët, Biden tha se Uashingtoni do t’i sigurojë Kievit një paketë të re ndihme ushtarake me vlerë 500 milion dollarë që do të shpallet nesër.