Kandidati për president Joe Biden, në një konferencë për mediat, deklaroi se çdo votë duhet të numërohet dhe se ai është nuk dyshon se mund t’i fitojë zgjedhjet.
“Në Amerikë, vota është e shenjtë, është mënyra sesi njerëzit shprehin vullnetin e tyre dhe ky është vullneti i votuesve, asgjë tjetër nuk e zgjedh presidentin e shteteve te bashkuara. Çdo votë të numërohet. Ne ndihemi të sigurtë, pa dyshim se kur numërimi të mbarojë, senatorja Harris dhe unë do të shpallemi fitues. Të gjithë duhet të ruajnë qetësinë. Procesi po vazhdon dhe numërimi është duke iu afruar fundit”.
Ai falënderoi mbështetësit për durimin e tyre dhe përsëriti se “secila votë duhet të numërohet”.
