Bexheti i ASH-së thotë se përplasjet mes LSDM-së dhe BDI-së duken si të orkestruara

TË FUNDIT

Zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët, Flakron Bexheti në “Click Plus” ka komentuar përplasjet e fundit mes LSDM-së dhe BDI-së, të cilat atij i duken të orkestruara.

“Nuk më pëlqejnë këto përplasjet mes LSDM-së dhe BDI-së në të tilla raste, sepse shpesh herë nuk konteston BDI-ja ndonjë vendim të LSDM-së, por e thotë se pse nuk jemi konsultuar paraprakisht. Këto lojëra na e kujtojnë ato përplasjet e BDI-së me VMRO-në që shpesh herë në kriza të caktuara bënin sikur zihen mes vete dhe se kanë pakënaqësi”, tha Bexheti.