Besimtarët po përgatiten për Bajram! Bakllava me sherbet po por të izoluar

Must Read

Çegranasit në pritje të fushës së sportit! Komuna e Gostivarit dhe ARS ia hedhin fajin njëra-tjetrës

https://youtu.be/Q4_FXhlBS4Q Banorët e Çegranit ende janë në pritje të rikonstruimit të fushës...

TV21 në zonën e kuqe të klinikës infektive! Vetëm në 24 orët të fundit janë hospitalizuar tre pacientë të rinj

https://youtu.be/fh8r2tuCvAQ Jovica Paunoski, Gazetar TV21: Kjo prapa meje është...

Kritika për mësimin online! Inspektorati s’i ka verifikuar lëshimet, janë në vetëizolim

https://youtu.be/JAU8iVA1Dg0 Unioni i nxënësve të shkollave të mesme sot ka dalë me...
- Advertisement -

Bakllavën e ka t’holluar dhe tash po ia hedh sherbetin. Po e bën gati që ta shërbejë nesër për festën e Fitër Bajramit.

Për dallim nga vitet e kaluara, këtë vit ka gatuar vetëm një bakllavë sepse nuk pret mysafirë. Shkak është ora policore e cila do të fillojë në ora 11 të dielën, kurse do të përfundojë në orën 5 të martën.

“Bakllavën e kam pjek dje dhe e kam t’holluar. Tash po ia qes sherbetin. Është mirë të qëndrojë një ditë sherbeti sepse bëhet më e mirë. Sivjet kam t’holluar më pak sepse planifikojmë të kemi më pak mysafirë. Është një traditë familjare dhe nuk deshëm edhe sivjet ta harrojmë, ta anashkalojmë”.

Për shkak se është një ëmbëlsirë tradicionale, të tjerët po e blejnë. Disa në kuti të vogla, e ca të tjerë në tepsi. Nuk po harrohen edhe produktet e tjera dhe as blerja e rrobave të reja për fëmijët.

Fatbardha Curri, gazetare:
“Besimtarët myslimanë sot po shënojnë ditën e 30 të muajit të ramazanit. Me çeljen e iftarit në ora 8 e një minutë ata do ta përfundojnë këtë muaj të agjërimit, ndërkaq nesër do të shënojnë njërën ndër festat më të mëdha, festën e Fitër Bajramit”
Iftaret kanë qëlluar në orë policore, gjë e cila ka penguar vizitat familjare. Por tubimet e njerëzve sërish nuk munguan. Nuk do të mungojë as falja e namazit të Bajramit, por s’do të jetë sikurse vitet e kaluara.

Për shkak se ky bajram po festohet në pandemi, edhe në urimin kryesor të Bashkësisë Fetare Islame u ftua për kujdes ndaj shëndetit.

Sulejman Rexhepi, kreu i BFI-së:
“Ju lutem, tregoni kujdes për shëndetin e juaj, deri në eliminimin e tërësishëm të masave që po i imponon pandemia fatkeqe e cila ka përfshirë tërë globin. Sepse mbrojtja e shëndetit, është një obligim i rëndësishëm fetar islam. Të dashur besimtarë, urime të përzemërta për festën e Fitër Bajramit. E gëzofshi të gjithë anëtarët e familjeve të juaja, me miq, shokë dhe dashamirë”.

Maturi dhe disiplinë nga besimtarët ka kërkuar edhe presidenti Stevo Pendarovski.

“Ju bëj thirrje të mbetemi të kujdesshëm dhe të disiplinuar dhe t’i respektojmë rekomandimet në luftën kundër Covid-19 që t’i japim fund kësaj sfide të gjeneratës dhe të sigurojmë jetë të shëndetshme për të gjithë ne në të ardhmen”, tha Stevo Pendarovski, president i RMV-së.

Manifestimi qendror i Bajramit nuk do të mbahet, ndërkaq falja nuk do të zgjasë më shumë se 15 minuta dhe do të jetë në distancë, në sexhade që do të merren nga shtëpia. Çdonjëri do të jetë i obliguar të marrë abdesin në shtëpi. Nga BFI kanë rekomanduar të mos vizitohen varrezat dhe maksimalisht të shmangen vizitat familjare.

- Advertisement -

Latest News

TV21 në zonën e kuqe të klinikës infektive! Vetëm në 24 orët të fundit janë hospitalizuar tre pacientë të rinj

https://youtu.be/fh8r2tuCvAQ Jovica Paunoski, Gazetar TV21: Kjo prapa meje është Klinika infektive. Çdo ditë numri...

Kritika për mësimin online! Inspektorati s’i ka verifikuar lëshimet, janë në vetëizolim

https://youtu.be/JAU8iVA1Dg0 Unioni i nxënësve të shkollave të mesme sot ka dalë me një sërë kritika për mënyrën...

Nga sonte deri të hënën orë policore! Qytetarët të revoltuar, Filipçe insiston për kontrolle më të ashpra

https://youtu.be/LEiNXM7EEU8 Lëvizja e lirë e qytetarëve zgjati vetëm 10 ditë. Pasi më 26 maj u shfuqizua, dje...

Zhelina ankohet për orën policore! Sejdiu: 10 ditët e fundit s’kemi asnjë rast me Covid-19

https://youtu.be/HgS4_YcY7gQ Zhelina ankohet deri te Qeveria se pse në Komunën e tyre është vendosur orë policore kur...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -