Besimi: Vend për panik nuk ka! Të shfrytëzojmë në mënyrë racionale energjinë

TË FUNDIT

Ministri i Financave, Fatmir Besimi në konferencën e sotme për shtyp bëri apel tek qytetarët dhe kompanitë që të shfrytëzojnë në mënyrë racionale resurset energjetike, përcjell TV21. Besimi thotë se autoritetet po ndërmarrin të gjitha masat me kohë dhe se nuk ka vend për panik.

Në lidhje me: Besimi: Do të lirohet çmimi i bukës, miellit, vajit, qumështit, mishit dhe vezëve

“Sa i përket energjentëve, një apel tek të gjithë qytetarët por edhe afaristët, të shfrytëzojmë në mënyrë sa më racionale energjentët…kështu qytetarët të mund të lehtësojnë gjendjen ekonomike të vendit dhe njëherë të mos të bien preh e çfarëdo spekulimi i cili do të ndikonte te vendimet në dëm të interesit të qytetarëve. Dua të theksoj se vend për panik nuk ka, pasi që janë marrë të gjitha masat dhe vazhdimisht po merren, në bashkëpunim me odat ekonomike, në bashkëpunim me qytetarë, ekspert vendor dhe të jashtëm”