Besimi takon Ambasadoren e Gjermanisë Anke Holstein

Must Read

Dauti: Shporta konsumatore është rreth 32 mijë denarë, kurse rroga mesatare 27 mijë!

“Në qoftë se ne tani themi që kemi pasur rritje të pagës mesatare ne duhet ta pranojmë...

Bekteshi: Janë ndarë 1 miliard euro ndihmë për qytetarët

“Raportet financiare të cilat përgatiten nga institucione me renome ndërkombëtare tregojnë se Maqedonia e Veriut në fund...

Çdo i sapolindur në Maqedoni, lind me 3 mijë euro borxh publik që ka shteti – thotë Ilire Dauti në Click Plus

Ilire Dauti nga Aleanca për Shqiptarët në emisionin Click Plus në TV21, deklaroi se çdo i sapolindur,...
- Advertisement -

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, sot realizoi takim me ambasadoren e Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut Anke Holstein, me të cilën bisedoi për mundëlsitë për përforcimin e bashkëpunimit ekonomik, me theks të posaçëm në lidhjen e kompanive të vendit me partnerë nga Gjermania.

Besimi, siç kumtoi Ministria e Financave, i potencoi prioritetet e Qeverisë në periudhën e ardhshme dhe në drejtim të arritjes së rritjes së përshpejtuar dhe të qëndrueshme ekonomike përmes rritjes së konkurrencës së ekonomisë së Maqedonisë, duke investuar në hulumtime dhe inovacione dhe investime në kapitalin njerëzor, gjë që u konfirmua nga ana e ambasadores Holstein se mbështetja gjermane do të jetë në drejtim me përparësitë qeveritare.

- Advertisement -

Në këtë takim u diskutua gjithashtu edhe për bashkëpunimin bilateral financiar me Qeverinë e RF të Gjermanisë i cili është realizuar përmes Bankës Zhvillimore të KfW-së, si dhe bashkëpunimin teknik të zbatuar nga Shoqëria gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar – GIZ.

Të dy palët ranë dakord, se koncepti i arsimit të dyfishtë që po zbatohet aktualisht në Maqedoninë e Veriut dhe i mbështetur nga ana e qeverisë gjermane dhe Oda ekonomike gjermano – maqedonase është model që jep rezultate dhe është një bazë dhe perspektivë e mirë për të rinjtë të qëndruar në vend.

- Advertisement -

Ministri Besimi iu falenderua Holsteinit për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë në vazhdimësi vendit tonë në procesin e anëtarësimit të plotë në NATO si dhe mbështetjen në procesin e përfshirjes në familjen e madhe evropiane – BE.

Republika Federale e Gjermanisë është partneri ynë më i rëndësishëm tregtar që nga pavarësia e deri më tani.

- Advertisement -

Dauti: Shporta konsumatore është rreth 32 mijë denarë, kurse rroga mesatare 27 mijë!

“Në qoftë se ne tani themi që kemi pasur rritje të pagës mesatare ne duhet ta pranojmë që kemi pasur rritje të...

Bekteshi: Janë ndarë 1 miliard euro ndihmë për qytetarët

“Raportet financiare të cilat përgatiten nga institucione me renome ndërkombëtare tregojnë se Maqedonia e Veriut në fund të vitit do të tejkalojë...

Çdo i sapolindur në Maqedoni, lind me 3 mijë euro borxh publik që ka shteti – thotë Ilire Dauti në Click Plus

Ilire Dauti nga Aleanca për Shqiptarët në emisionin Click Plus në TV21, deklaroi se çdo i sapolindur, lind me 3 mijë euro...

Bekteshi në Click Plus tregon se sa persona kanë mbetur pa punë për shkak të pandemisë!

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi bën të ditur se nga periudha 15 mars deri në përfundim të gushtit janë larguar nga 12.500...

Ilire Dauti nga ASH: Kjo Qeveri në kushte normale e kishte të vështirë të përballet me probleme ekonomike

Ilire Dauti nga Aleanca për Shqiptarët, në emisionin Click Plus në TV21, tha Qeveria e re por e vjetër në përmbajtje në...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -