Besimi: Po bëjmë kujdes – të mos ndodh që ne të kërkojmë hua, dhe askush të mos paraqitet!

TË FUNDIT

Fatmir Besimi, ministër i Financave ka folur për huamarrjen e fundit të shtetit.

Tha se bëhet kujdes që të ruhet kredibiliteti i shtetit në tregun ndërkombëtar, pasi siç tha, të mos arrijmë në një situatë kur ne do të kërkojmë hua, dhe askush të mos të na japë.

“Me rëndësi ishte që ky proces të mos ndikojë në kredibilitetin e shtetit në tregjet ndërkombëtare financiare. Të mos ndodh që ne të paraqitemi për euroobligacion dhe askush të mos dëshirojë ta blejë. Kjo defakto është rreziku kreditor për një shtet. Të dilni në treg, të mos ketë kërkesa për ju, të mos ju besojnë. Kjo ka qenë sfida më e madhe”, tha Besimi në “10 Minuta” në TV21.