Besimi: Pandemia me Kovid-19 shkaktoi krizën më të madhe ekonomike që nga Depresioni i Madh e deri më tani

TË FUNDIT

Opozita bojkoton Xhaferin! Propozimi për Kuvend online do të diskutohet të enjten

https://youtu.be/zfnLpBXVfuE Propozimi për plotësim të Rregullores për punë të Kuvendit,...

Zaev: S’jemi larg marrëveshjes me Bullgarinë! Shpreson për takim të ri me Borisovin në dhjetor

https://youtu.be/1Mkn2owtqTQ Kryeministri Zoran Zaev me kënaqësi do të takojë dhe do të...

ARM do të mbaj rend në spitale! Angellov: S’ka nevojë për panik, ushtria do të jetë pa armë

https://youtu.be/-n-Qrp7LTFw Shtabi kryesor i Qendrës për menaxhim me kriza pas kërkesës së...

Ahmeti flet për bashkëpunimin mes opozitës! Luftonin koalicionin BDI – VMRO-DPMNE, tash bashkohen

Kryetari  i BDI-së po ashtu foli edhe për paralajmërimet për bashkëpunim mes opozitares VMRO-DPMNE dhe opozitës shqiptare...

“Sistina” e vjetër bëhet qendër e re për Covid! Trajtimi do të jetë në llogari të shtetit

https://youtu.be/eb-tJGOyqro Ish-spitali ‘Mala Bogorodica-Sistina’ po bëhet COVID-qendër, me çka vendosen në dispozicion...

Pandemia, solli krizën më të madhe ekonomike që ka ndodhur që nga Depresioni i Madh e këndej, parashikueshmëria është e vështirë, por projeksioni afatmesëm është i nevojshëm dhe vendimtar për përcaktimin e modelit të rritjes më të shpejtë ekonomike bazuar në inovacion, kapitalin njerëzor dhe digjitalizimin, theksoi ministri i Financave Fatmir Besimi, në takimin përmbyllës në kuadër të misionit të rregullt të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Nga Ministria e Financave njoftuan se në takimin përfundimtar u prezantuan pikëpamjet përfundimtare në lidhje me projeksionet makroekonomike dhe fiskale për periudhën e ardhshme.

Ministri i Financave u shpreh i vendosur se politikat dhe masat e ndërmarra dhe të planifikuara do të përshpejtojnë rritjen ekonomike në periudhën e ardhshme pesë vjeçare dhe do të rrisin potencialin e rritjes së ekonomisë së brendshme përmes investimeve në infrastrukturë, energjetikë, mjedis jetësor si dhe në drejtim të kapitalit njerëzor dhe digjitalizimit.

“Politikat që do të mbështesin kërkesën e brendshme, investimet, konkurrencën dhe aktivitetin e eksportit do të vazhdojnë në vitin 2021 me qëllim të rimëkëmbjes më të shpejt të ekonomisë së brendshme dhe krijimit të bazës për rritje të përshpejtuar ekonomike në periudhë afatgjate. Konsolidimi i planifikuar fiskal, ridizajnimi i politikës së buxhetit dhe Strategjia për rimëkëmbjen ekonomike dhe rritjen e përshpejtuar (SmartER Growth)  janë një bazë e fortë për përshpejtimin e rritjes ekonomike në periudhën e ardhshme”, potencoi ministri Besimi.

Ai potencoi se sipas projeksioneve indikative, rritja ekonomike në vitin 2025 pritet të arrijë 5,9 për qind, ndërsa në periudhën prej vitit 2026 deri në vitin 2030 parashihet stabilizim i shkallës mesatare të rritjes ekonomike në 5,75 për qind në vit.

TË NGJAJSHME