Besimi: Me ribalancin e buxhetit mundësohet zbatimi i pakos së katërt të masave antikrizë

Must Read

Arriti në 39 numri i të vdekurve nga tërmeti në Izmir

Numri i njerëzve që vdiqën si pasojë e tërmetit në Izmir u rrit në 39.

Tërhiqet Macron, thotë se e kupton tronditjen e muslimanëve për karikaturat e Profetit Muhamed

Presidenti francez Emmanuel Macron ka tentuar sonte të qetësojë gjakrat e ndezura të komunitetit botëror musliman, duke...

​Guti mund ta zëvendësojë Zidanen te Reali

Jose Maria Gutierrez i njohur ndryshe edhe si Guti po shihet nga krerët e Real Madridit si...

Me ribalancin e buxhetit mundësohet zbatimin e pakos së katërt të masave antikrizë, që synohet të sigurojë qëndrueshmëri të aktiviteteve të brendshme ekonomike dhe vendeve të punës, të rimëkëmben aktivitete të caktuara, të sigurojë stabilitetin e transferimeve sociale dhe të sigurojë politika të cilat do të ndihmojnë në zbatimin e një strategji dalje të shpejtë, me qëllim për të vazhduar me trendet pozitive të ekonomisë vendore, kur kriza të ketë mbaruar. Kjo u theksua nga Ministri i financave Fatmir Besimi në Komisionin parlamentar për buxhet dhe financa.

– Grupi i katërt i masave ka tre shtylla. E para është menduar për qytetarët, segmenti shoqëror që u referohet qytetarëve dhe standardit të tyre për përballimin e kësaj periudhe. Shtylla e dytë i referohet sektorit privat, pra aktivitetit ekonomik dhe vendeve të punës, të gjitha aktivitetet që përfshijnë likuiditet, stabilitet financiar dhe rimëkëmbje ekonomike. Shtylla e tretë nënkupton stabilitetin fiskal dhe financiar të ekonomisë në tërësi. Masat e synuara do të zbusin ndikimin në kompanitë e prekura vendore duke stimuluar konsumin privat dhe duke mbështetur sektorin privat – tha Ministri i financave Fatmir Besimi.

Të hyrat totale janë planifikuar në nivelin 196.3 miliard denarë dhe ato janë planifikuar në nivel pothuajse identik në krahasim me planin, ndërsa shpenzimet totale janë planifikuar në nivelin prej 253 miliard denarë ose 4.1%, pra rreth 10 miliard denarë më të larta në lidhje me planin. Bazuar në të hyrat dhe shpenzimet e planifikuara, deficiti pozicionohet në vlerën 56.6 miliard denarë, pra 8.4% të BPK-së.

Me rebalancin e buxhetit shtohen fonde në programin qeveritar i cili ka për qëllim të zbatojë një pjesë të masave të grupit të katërt si masa për të mbështetur pagesën e pagave për kompanitë që kanë rënie të caktuar të të ardhurave për shkak të pandemisë, kartelës pagesore vendore, mbështetjes prodhuesit, përpunuesit dhe eksportuesit e rrushit, verës së madhe dhe verës në shishe; udhëzuesit turistik, të regjistruar si të vetëpunësuar; rimbursim i taksës turistike për vitin 2019, për qëndrime të realizuara gjatë natës; Blerjet e fundjavës me TVSHjaIME, skema e garancës shtetërore dhe garanca doganore dhe grante për agjencitë e udhëtimit, terrenet e lojërave dhe restorantet për dasma.

Deficiti i parashikuar për vitin 2020, ripagimi në bazë të principalit të borxhit të jashtëm në vlerë prej 26.9 miliard denarë dhe ripagimi i borxhit të brendshëm në vlerë prej 15.3 miliard denarë do të financohet përmes huazimeve nga jashtë vendi dhe në tregun e brendshëm të letrave me vlerë të qeverisë.

  • Tags
  • 3

Arriti në 39 numri i të vdekurve nga tërmeti në Izmir

Numri i njerëzve që vdiqën si pasojë e tërmetit në Izmir u rrit në 39. Sipas TRT Haber,...

Tërhiqet Macron, thotë se e kupton tronditjen e muslimanëve për karikaturat e Profetit Muhamed

Presidenti francez Emmanuel Macron ka tentuar sonte të qetësojë gjakrat e ndezura të komunitetit botëror musliman, duke thënë se e kupton zemërimin...

​Guti mund ta zëvendësojë Zidanen te Reali

Jose Maria Gutierrez i njohur ndryshe edhe si Guti po shihet nga krerët e Real Madridit si zëvendësues potencial për teknikun në...

Dy persona me origjinë nga Kosova ndërrojnë jetë nga tërmeti në Izmir

Dy persona me origjinë nga Kosova vdiqën si pasojë e lëndimeve të marra pas rrëzimit të një ndërtese si rrjedhojë e tërmetit...

Shqipëria hapi spitalin e tretë për Covid

 Për shkak të numrit të rritur të të infektuarve, veçanërisht atyre të cilëve iu nevojitet mjekim spitalor, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes...

More Articles Like This