Në përputhje me trendet botërore, ku ka rritje të normës së interesit të kredive në krahasim me vitin e kaluar, kjo pritet të ndodh edhe në Maqedoninë e Veriut.
Kështu paralajmëroi ministri i Financave, Fatmir Besimi në “10 Minuta” në TV21.
A pritet rritja e normës së interesit të kredive në përputhje me trendin botëror?
“Tashmë ndodh te ne. Banka Popullore, në krahasim me vitin e kaluar i ka rritur për mbi 4% se sa ishin vitin e kaluar dhe ky trend do të vazhdojë. Ka paralajmërime se Banka Qendrore Evropiane nga java e ardhshme, në mënyrë shtesë do t’i rrisë normat e interesit të kredive të saj. Paralajmërime të ngjashme ka edhe në rezervat federale dhe kjo do të pasqyrohet në të gjitha tregjet financiare dhe kjo do të ndikojë edhe në rritjen ekonomike”.
Për sa do të rritej te ne norma e interesit?
“Këtë e vendos Banka Popullore”.
