Besimi: Investimet kapitale do të rriten për mbi 52%, deficiti buxhetor do të financohet kryesisht nga tregjet e huaja

TË FUNDIT

Ministri i Financave, Fatmir Besimi në prezantimin e propozim-buxhetit për vitin 2023 tha se investimet kapitale në vend krahasuar me vitin e kaluar pritet të rriten për 52,3 për qind, përcjell TV21. Besimi tha se borxhi i përgjithshëm i shtetit prej 1.5 miliardë eurove do të financohet kryesisht nga tregjet e huaja.

“Të hyrat parashihen të rriten 14.8%, ndërsa shpenzimet në 12.6%. Rritja ekonomike do të jetë 2.9% dhe deficiti 4,6%. Ajo që e karakterizon këtë buxhet është fakti që kemi përmirësim të strukturës së shpenzimeve dhe atë rritje të investimeve kapitale për 52,3% krahasuar me vitin 2022, këtu janë projektet investuese strategjike të vendit, gjithashtu përkrahen subvencionet për krizën energjetike por edhe politikat që kishin të bëjnë me rritjen e pagave në arsim dhe në sektorë tjerë në sektorit publik. Financimi i deficitit prej 700 milionë euro dhe borxhi i vjetër prej 800 milionë euro, gjithsej 1.5 miliardë euro, në vitin e ardhshëm do të financohen nga institucione ndërkombëtare financiare, nga tregu financiar ndërkombëtarë dhe nga tregu i brendshëm, me atë që pjesa më e madhe do të financohet nga tregjet e huaja”, tha mes tjerash Besimi.