Besart Ibraimi rikthehet në K.F. Shkëndija

TË FUNDIT

Sulmuesi Besart Ibraimi nga Struga Trim Lum, është rikthyer në   K.F. Shkëndija, përcjell TV21. Gjatë karrierës së tij, Besart Ibraimi ka luajtur për klube të ndryshme dhe ka treguar aftësi të jashtëzakonshme në sulm. Te Shkëndija kthehet pas tre viteve, pasi në periudhën 2015-2021, për 6 vite ishte ndër lojtarët kryesor në periudhën më të suksesshme të klubit, derisa zyrtarisht është golashënuesi më i mirë në historinë e Shkëndijës, por edhe në gjithë historinë e elitës së futbollit në Maqedoninë e Veriut. 

“Kthimi i tij te Shkëndija përfaqëson një hap të rëndësishëm për forcimin e ekipit tonë dhe përmbushjen e objektivave të sezonit të ardhshëm”, thonë nga K.F. Shkëndija.

Ibraimi është shprehur entuziast për këtë sfidë të re dhe ka premtuar se do të japë maksimumin për të ndihmuar Shkëndijën në arritjen e suksesit.

“Jam shumë i lumtur që po i ribashkohem Shkëndijës dhe pres me padurim të kontribuoj për këtë klub të madh”, ka thënë ai gjatë nënshkrimit të kontratës.