Sulmuesi dhe golashënuesi më i mirë në historinë e Shkëndijës, Besart Ibraimi largohet nga Shkëndija. KF Shkëndija dhe Besart Ibraimi kanë arritur marrëveshje të dyanshme që të ndërpritet bashkëpunimi.
Largimin nga KF Shkëndija e ka konfirmuar Ibraimi në rrjetet sociale. Ibraimi shprehet se është krenarë dhe i lumtur që ka kontribuar në sukseset e Shkëndijës, transmeton TV21.
Kujtojmë që Besart Ibraimi skuadrës kuqezi iu bashkëngjit në vitin 2015 dhe gjatë kësaj periudhe për ekipin e Shkëndijës ka shënuar gjithsej 147 gola, duke e fituar kështu epitetin “Mbreti i golave”.
