Besar Iseni nuk rinovon kontartën me FC Shkupin

TË FUNDIT

Mesfushori 24 vjeçar Besar Iseni edhe zyrtarisht nuk do të jetë më pjesë e FC Shkupit, pasi që nuk ka rinovuar kontratën me bardhekaltërit, duke i ndarë rrugët me ekipin nga Çairi me marrëveshje të dyanshme.

“Besar Iseni është një pjesë e trashëgimisë së FC Shkupit dhe do të mbahet mend përgjithmonë si një nga ikonat e shkëlqyera gjatë gjithë historisë së klubit. Ai erdhi në Stadiumin e Çairit në moshë të re, ndërsa kontrata e tij e parë profesionale me klubin ishte nga viti 2015. Pas një viti të kaluar me skuadrën e Vardarit, Becko rikthehet përsëri në Çair, kësaj radhe duke bartë në shpatullat e tija numrin 10 të dhe duke marrë edhe shiritin e kapitenit. Ky numër dhe ku shirit treguan se ai ka mbështetjen e plotë nga kryesia e klubit për të qenë një lider i vërtet ndër vite”, thuhet në kumtesën e FC Shkupi.