Besa fituese në Tetovë me 12 këshilltarë, BDI me 11! Dështuan ASh dhe Më mirë për Tetovën, duke mbetur pa përfaqësues

TË FUNDIT

Komisioni shtetëror zgjedhor shpalli edhe rezultati e para për këshillin e komunës së Tetovës, me çka Lëvizja BESA është fituese me 9620 vota ose 12 këshilltarë. BESA mori 918 vota më shumë se Bashkimi Demokratik për Integrim i cili mbeti në vendin e dytë, duke marr 8702 vota ose 11 këshilltarë.

Si parti e tretë në Tetovë doli VMRO DPMNE me 3332 vota dhe do të ketë 4 këshilltarë. Më pas vjen LSDM e cili arriti të marr 1953 vota ose 2 këshilltarë . PDSH-ja e Menduh Thaçit në këto zgjedhje arriti të marr një mandat për këshillin komunal duke marr 1058 vota, ndërsa Alternativa  1118 vota, gjithashtu 1 këshilltarë. Rezultat më të dobët në këto zgjedhje ka Aleanca për Shqiptarët. Nga kjo parti nuk arritën të marrin asnjë këshilltarë duke siguruar vetëm 777 vota. Në përbërjen e këshillit komunal nuk do të jetë as lista Më mirë për Tetovën, pasi nga kjo iniciativë  arritën të marrin vetëm 761 vota.

Gjithashtu përfaqësues në këshill nuk do të kenë LEVICA, turqit edhe romët.  Përbërja  e këshillit komunal të Tetovës  gjatë tre viteve  të ardhshme do të jetë e përbërë nga gjashtë parti politike.

SUBJEKTI POLITIKVOTAMANDATE TË FITUARA
LSDM19532
OBRM-PDUKM33324
PDSH10581
INTEGRA1610
GZ – AGON ZAIMI2060
ALTERNATIVA11181
ASH7770
BESA962012
PDTM3340
GZ – Elmedina Abdullahi7610
BDI870211
PEPR3710
LEVICA6460