“Besa” e gatshme për Tryezën e partive shqiptare, kërkon nga partitë jonënshkruese të tregojnë qëndrimin për Deklaratën e 2017-tës

TË FUNDIT

Interi gjunjëzoi Milanin

Emocione, gola, sherr, karton të kuq, por në fund triumfon Inter. Derbi i Milanos në Kupën e Italisë vishet zikaltër...

Kosnett: Marrëveshja e Washingtonit mbetet në fuqi

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë Philip Kosnett ka folur për marrëveshjen e Uashingtonit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizim...

Donald Trump krijon zyrën e ish-presidentit në Florida

Donald Trump nuk është më president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por kjo nuk e ndalon atë të...

Thomas Tuchel do të zëvendësojë Lampardin

Thomas Tuchel është emëruar trajner i ri i Chelseat. Ai vjen në “Stamford Bridge” pas një periudhe dy vjeçare...

Biseda e parë telefonike Putin-Bajden

Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden dhe homologu i tij rus, Vlladimir Putin, për herë të parë pas zgjedhjes së...

Lëvizja Besa është e gatshme për Tryezën e partive shqiptare, por kërkon nga partitë jonënshkruese të tregojnë qëndrimin për Deklaratën e 2017-tës.

Nga kjo parti thonë se janë të interesuar që së bashku me partitë tjera ta jetësojnë tryezën e partive parlamentare shqiptare.

“Lëvizja BESA si parti nënshkruese e deklaratës së partive parlamentare shqiptare, ndan bindjen e thellë se tryeza e partive politike parlamentare shqiptare është një instrument i fuqishëm i pa shfrytëzuar deri tani në funksion të realizimit të pikave të deklaratës dhe të qëllimeve dhe synimeve të faktorit politik shqiptar nga vitet e 90-ta e këndej.
Lëvizja BESA është e interesuar që së bashku me partitë tjera parlamentare shqiptare të jetësoj tryezën e partive parlamentare shqiptare dhe në këtë funksion e ofron gjithë infrastrukturën politike dhe partiake. Në funksion të kësaj Lëvizja BESA, propozon që:
E para, të kërkohet nga partitë parlamentare shqiptare që nuk janë nënshkruese të deklaratës që të deklarohen rreth pozicionit të tyre ndaj deklaratës, gjegjësisht nëse e pranojnë të njëjtën ata duhet që të jenë edhe nënshkrues të saj (deklaratës).
E dyta, në komunikim mes partive parlamentare shqiptare të përcaktohet agjenda e takimit të radhës si dhe koha dhe vendi i takimit.
Lëvizja BESA edhe njëherë konfirmon qëndrimin e saj parimor që të vendoset një model i cili do vendoste rregull se tryeza e partive parlamentar shqiptare të thirret menjëherë pas themelimit të qeverisë së re, për të ngarkuar partitë pjesmarrëse në qeveri me përgjegjësitë e realizimit të çështjeve madhore në interes të shqiptarëve, poashtu para përfundimit të mandatit partitë shqiptare në qeveri të japin përgjegjësi për realizimin e çështjeve të dakorduara bashkërisht”, thuhet në komunikatë.

Zyra për informim
Lëvizja BESA
12.08.2020

TË NGJAJSHME