Bërns: Nuk e luftuam mjaftueshëm ndotjen e ambientit

TË FUNDIT

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Kejt Meri Berns ka pasur paraqitje në Forumin e Energjetikës në Maqedoni 2021.

Tha, se ky forum, ku është i pranishëm ambasadori i Bashkimit Evropian, Dejvid Gir është një konstatim se ShBA-të dhe BE-ja janë bashkë në politikat energjetike.

“Sistemi energjetik na bëri që të jetojmë më komod, por nuk bëmë mjaftueshëm për të luftuar ndotjen e ambientit”, tha Berns, transmeton TV21.

Ka folur edhe për ndryshime klimatike, të cilat sipas saj këtë verë kanë qenë më të shpërfaqura, duke përmendur reshjet e shumta të shiut të cilat shkaktuan vërshime në shumë pjesë të botës dhe zjarret që shkatërruan pyje.

Ka porositur, se urgjentisht duhet të sigurohen burime të energjisë.

“Urgjentisht duhet të merren masa për të luftuar ndryshimet klimatike dhe për të siguruar burime të energjisë”, tha më tej ajo./TV21