Berluskoni është pranuar në një spital në Milano për shkak të komplikimeve me koronavirusin

TË FUNDIT

Ish-kryeministri ialian, Silvio Berluskoni (83) është pranuar në një spital në Milano për shkak të komplikimeve nga infektimi me koronavirusin.

Gjendja shëndetësore e Berluskonit nuk është shqetësuese, e citojnë mediumet britanike partinë e Berluskonit “Forca Italia”.

Mjeku i tij amë, Alberto Zangrlio , të mërkurën kumtoi se Berluskoni është pozitiv me Kovid-19.

Atëherë ai tha se Berluskoni ëashtë asimptomatik, se është në vilën e tij në Milano dhe se do të mbetet aty 14 ditë në karantinë.

Derisa pandemia ishte në jehonën e plotë, Berluskoni ishte në shtëpinë e tij në Nicë, Francë, e më pas  një pjesë të pushimit e kaloi në Sardinia, ku u shoqërua me Flavio Briatoren, pronar i diskotekës së atjeshme “Milioner”, vend i preferuar i mysafirëve ekskluzivë të ishullit.

Briatore, i cili paralajmëroi se do ta padisë qeverinë për paralajmërimin për mbyllje të diskotekave, u infektua si edhe shumica e të punësuarve të tij, por edhe mysafirë të shumtë.

Menjëherë sapo u kumtua se Briatore është pozitiv me Kovid-19, Berluskoni, siç ishte paralajmëruar, në mënyrë preventive u testua për virusin, ai fillimisht nuk ishte infektuar, por testi i tij më i ri konfirmoi se sipërmarrësi dhe politikani 83-vjeçar është infektuar me Kovid-19.