Kryeministri më i pashkollë në historinë e shtetit shqiptar. Shqipëria në 4 anët ulërin, shoqëria lëngon në 4 anët e saj. Edi Rama vret shpresën në çdo skaj, në çdo vend të Shqipërisë, u shpreh sot Sali Berisha në Kuvendin Kombëtar të Rithemelimit.
“Prandaj ne duhet të bëjmë gjithçka t’i rikthejmë shpresën e të rinjve, pastaj qytetarëve shqiptarë. Shqipëria mbeti aty ku ishte në procesin e integrimit. Shqiptarët këto 8 vite zbritën në qytetarët më pak të paguar të rajonit. Pandemia mori jetë njerëzish në Shqipëri më shumë enë çdo vend tjetër, sepse sot ka personel të ulët me pagat më të ulta në Europë. Pasojat e kësaj krize në Shqipëri pas luftës, u ndje më shumë se në Ukrainë që luftën. Sepse qeveria përdor krizën për pasurimin e saj. 98% e energjisë në Shqipëri prodhohet nga uji, po pse kjo krizë, sepse is het lirë dhe i blen tre herë më shtrenjt sesa të tjerët. Të gjitha këto, mund të bësh një listë të gjatë. Sistemi arsimor është shkatëruar. Sot para shqiptarëve ka vetëm një alternativë dhe kjo është PD e rithemeluar mbi vlerat konservatore. Unë mmendoj se e kemi nisur në rrugën e duhur, sot mes nesh kemi 70 kryetarë të degëqve të PD të zgjedhur për herë sipas parimit një anëtar një votë. Rezervat tona, potenciali ynë është liria, pasuritë e sja janë vlerat konservatore, me këto vlera do të vazhdojmë. Modelin që zgjodhëm do ta konsolidojmë votën e lirë, do ta konsolidojmë, por mos harrojmë si u rithemeluam”, u shpreh Berisha.
