Përsëri dhunë në futbollin serb. Derbi i madh serb në mes Cervena Zvezdës dhe Partizanit, është përfshirë në rrahje masive nga tifozët e këtyre dy skuadrave.
As derbi i radhës mes Cervena Zvezdës dhe Partizanit nuk është mbyllur pa incidente.
Ishin pikërisht tifozët e këtyre dy skuadrave që krijuan incidente të mëdha, madje, incidentet nisen ende pa filluar ndeshja.
Xhandarmeria serbe u desh të ndërhyje për të ndalur rrahjen, nga e cila nuk shpëtuan as fëmijët që ishin në stadium.
Në këtë rrahje ishte i përfshirë edhe huligani Ivan Bogdanov, i njohur për skandalet e tij në të kaluarën.
Ndeshja mes Cervena Zvezdes dhe Partizanit u mbyll pa gola.
