Sipas asaj që raporton revista argjentinase “Clarin”, duke iu referuar burimeve të afërta me Lionel Messin, ylli i Barcelonës do të bëhet sërish baba i një djali që do të quhet Benjamin.
Interesant është fakti që edhe djali i Sergio Ageuros, me vajzën e Maraddonas, Giannina, quhet po Benjamin.
Gjithashtu, “Clarin” shkruan se Antonella Roccuzzo është tre muaj shtatzanë.
Leo dhe Antonella kanë një djalë, Thiago, i cili ka ardhur në jetë më 2 nëntor 2012.
