Pas sulmit terrorist në Vjenë, autoritetet belge konsiderojnë se një atentat në Belgjikë është pak i mundshëm dhe nuk e ndryshojnë nivelin kombëtar të alarmit, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.
Niveli i alarmit, ose rrezikut nga sulmi terrorist matet nga Trupi për koordinim të analizës së kërcënimit i njohur si OKAM.
Belgjika mbetet në nivelin e dytë, nga gjithsej katër, përkatësisht rrezikut mesatar, siç ishte edhe më parë.
“Nuk ka nevojë të rishikohet niveli i kërcënimit sepse nuk ka asnjë element specifik që shkon në atë drejtim, bazuar në informacionet që i ka OKAM, niveli dy ruhet”, kumtuan autoritetet.
Belgjika ishte goditur nga dy atentate terroriste në mars 2016.
