Belgjika goditet sërish nga moti i keq – përmbyten rrugë, shtëpi dhe automjete

TË FUNDIT

Belgjika u godit përsëri nga një stuhi e fortë që shkaktoi dëme, vetëm dhjetë ditë pas përmbytjeve që vranë 36 njerëz, raportuan agjencitë perëndimore këtë mëngjes.

Përmbytja në qytetin e Dinantu ka bartur automjete, duke bllokuar kalimin hekurudhor, raportuan mediat belge, duke cituar kompaninë hekurudhore Infrabel.

Trafiku hekurudhor u bllokua në fillim të këtij muaji për shkak të përmbytjeve. Përmbytje gjithashtu ka në qytetin  Namur, raportoi rrjeti RTBF.

Në këtë kryeqytet të Valonia, një mur u shemb në një trotuar pranë një kazinoje dhe disa shtëpi duheshin evakuuar.

Stuhia goditi qytete të tjera në të gjithë Belgjikën, njoftoi agjencia e lajmeve Belga. Rrëshqitjet e tokës u raportuan në provincën Valon Brabant dhe në provincën veriore të Antverpen, shërbimet e shpëtimit morën disa thirrje për ndihmë.

Në këtë rajon, shtëpitë u përmbytën dhe një shtëpi u godit nga rrufeja. Deri më tani nuk ka informacion në lidhje me vdekje ose lëndime të mundshme gjatë stuhisë.

Belgjika deri të premten kishte regjistruar 36 vdekje nga përmbytjet e mëparshme, ndërsa shtatë persona rezultojnë ende të zhdukur. Pamjet e rrugëve të rrëmbyeshme, që të kujtojnë skenat e dhjetë ditëve më parë në provincën Liezh, kanë qarkulluar në mediat sociale.

Zëdhënësi i shërbimit të krizës Antoni Ise tha “situata nuk është në asnjë mënyrë e krahasueshme me përmbytjet e 14 dhe 15 korrikut” sepse shirat e djeshëm nuk bënë që lumenjtë të dalin nga shtretërit.  Por, shtoi ai, dëmi material është i madh sepse bodrumet, apartamentet dhe automjetet janë përmbytur./MIA