Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi i cili po qëndron për vizitë pune në Suedi, në Konferencën ministrore të organizuar nga Ministria për Punë të Jashtme të Suedisë dhe Komisionit Evropian, Bekteshi prezantoi projektet strategjike dhe mundësitë për investim në Maqedoninë e Veriut. Bekteshi në konferencën ministrore tha se sipas raportit të fundit që u publikua nga Konferenca e OKB-së për tregtinë dhe zhvillimin e investimeve në botë për Maqedoninë e Veriut thuhet se investimet e huaja janë rritur për 260% nga mesatarja e viteve të fundit, dhe se dukshëm janë përmirësuar indikatorët ekonomik. Gjithashtu ministri Bekteshi tha se rritja ekonomike në tre mujorin e parë ishte 4.1%. Bekteshi u shpreh se do të punojnë intensivisht për të arritur normat prej 6 ose 7% për të arritur standardet evropiane.
Ndërsa sa i përket lidhshmërisë si kusht për bashkëpunim më të mirë ekonomik, Bekteshi tha se punojnë në ndërtimin e infrastrukturës cilësore rrugore, hekurudhore dhe energjetike, si dhe kanë projekte për rrugë me vlerë mbi 1 miliardë euro.
