Bekteshi pasi vizitoi supermarketin: Nuk vërejta rafte të zbrazëta, nëse ka në vende të tjera, qytetarët le të paraqiten te ky numër!

TË FUNDIT

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi pas vizitës në njëri nga supermarktet në qendrën tregtare, deklaroi se nuk ka vërejtur se ka rafte të zbrazëta, transmeton TV21.

Thotë se nëse qytetarët shohin diçka të tillë në supermarkete të tjera, le të paraqiten në numrin 191, pasi përveç Inspektoratit Shtetëror të Tregut, në terren janë edhe Drejtoria për të Ardhura Publike dhe Policia Financiare.

“Unë nuk vërejta se ka rafte të zbrazëta. Nëse në markete të tjera ka të zbrazëta, do të doja t’ju bëj thirrje konsumatorëve t’i paraqesin 191 dhe inspektorët në kuadër të Inspektoratit Shtetëror të Tregut në bashkëpunim me Drejtorinë për të Ardhura Publike dhe Policinë Financiare tashmë janë në terren dhe në pjesën e shpërndarësve të produkteve ushqimore dhe të tregtarëve të derivateve të naftës menjëherë do të veprojnë nëse konstatohet diçka e tillë”, tha Bekteshi./TV21